Vllaznia do të tentojë përmbysjen ndaj Lindfildit, Smajli dhe Dodev priten titullarë

Futboll

Vllaznia do të tentojë përmbysjen ndaj Lindfildit, Smajli dhe Dodev priten titullarë

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 21:31
Vllaznia

Vllaznia do të tentojë përmbysjen të enjten ndaj Linfildit.

Pas humbjes 3- 1 në ndeshjen e parë, kuqebluve u duhet një fitore 3-0 për t’u kualifikuar në turin e dytë të Ligës së Konferencës. 

Nëse ndeshja mbyllet 2-0 për shkodranët brenda kohës së rregullt, atëherë do të kemi shtesë dy herë nga 15 minuta.

Në stërvitjet e ditëve të fundit, trajneri Migen Memelli ka lënë të kuptohet se do të bëjë 2-3 ndryshime në formacion, në krahasim me skuadrën që luajti nga minuta e parë në Irlandën e Veriut.

Pritet që skema të ndryshojë, duke hequr dorë nga mbrojtja me tre. Geralb Smajli në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe Darko Dodev si sulmues i majtë pritet të zënë një vend në formacion, ndërsa gjasat janë të luhet me variantin taktik 4-4-2 ose 4-3-3. Në sulm rikonfirmohen Çoba dhe Balaj, ashtu si Boshnjaku dhe Alivoda në mesfushë. Në mbrojtje ka balotazh Çeshmedjiev-Stojanoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat