Rivali i Partizait në Europë luan 100 kilometra larg shtëpisë

Futboll

Rivali i Partizait në Europë luan 100 kilometra larg shtëpisë

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 13:54
Foto ilustrim

Tashmë është zyrtare. Stadiumi i Valmierës nuk i përmbush kushtet e vendosura nga UEFA për të luajtur ndeshje të turit të tretë të Ligës së Konferencës dhe sfida e parë mes kampionëve të Letonisë dhe Partizanit do të luhet në stadiumin e Rigës.

Praktikisht, për të ndjekur skuadrën e zemrës, tifozët e Valmierës do të duhet të udhëtojnë rreth 107 kilometra, në një udhëtim që zgjat rreth 1 orë e gjysmë. Vendimi është njoftuar nga vetë UEFA, e cila ka zyrtarizuar “Skonto Stadions” si arenën që do të presë sfidën e 10 gushtit në orën 19:00.

Stadiumi në fjalë, është impianti ku kryen ndeshjet skuadra e Rigës.

Bëhet fjalë për një impiant me kapacitet prej rreth 8 mijë vendesh, të ndërtuar në vitin 2000.

Deri në 2016-ën ky impiant i ka shërbyer skuadrës së Skontos, e cila më pas u shkri, për t’u themeluar Riga, që zotëron impiantin që nga ajo kohë.

Në këtë stadium zhvillon ndeshjet edhe skuadra kombëtare e Letonisë. Maksimumin e kapacitetit në një ndeshje futbolli, ky stadium e ka arritur në vitin 2003 në një ndeshje mes Letonisë dhe Turqisë, me plot 9 mijë spektatorë.

Fakti që nuk luhet në Valmiera i shkon më përshtat Partizanit, pasi mbështetja ndaj kundërshtarëve pritet më e ulët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat