Roma zbarkon në Tiranë, Mourinho: Jam shumë i lumtur që rikthehem

Futboll

Roma zbarkon në Tiranë, Mourinho: Jam shumë i lumtur që rikthehem

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 12:55
Mourinho me ekip në Tiranë

Roma ka zbarkuar paraditen e sotme në Tiranë për takimin që do të ketë përballë Partizanit.

Në stadiumin “Air Albania” do të luhet ky takim miqësor mes dy skuadrave.

Menjëherë pasi ka zbritur në Tiranë, trajneri portugez Jose Mourinho u shpreh i lumtur që rikthehet.

Ai shtoi se ka kujtime të bukura për shkak të finales së Konferencës, ku Roma fitonte ndaj Fejnordit ndërkohë që shtoi se do të takonte edhe një mik të veçantë.

“Gjithmonë jam i lumtur të vij këtu.

Nga pikëpamja e sportit është vend që rri gjithmonë pas nesh për atë çfarë ndodhi para 2 vitesh.

Nga pikëpamja personale kam shumë marrëdhënie të mirë me kryeministrin dhe jam i lumtur që vij këtu. Jam i lumtur edhe për të sepse po bën një punë të madhe në vend”, u shpreh Mourinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat