Gjesti i madh i Mourinhos në Tiranë që e bën atë “Special One”

Futboll

Gjesti i madh i Mourinhos në Tiranë që e bën atë “Special One”

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 12:19
Jose Mourinho

Mbrëmë në “Air Albania” u zhvillua ndeshja miqësore ndërmjet Romës dhe Partizanit ku italianet e fituan ndeshjen më rezultat 2:1.

Golat për ekipin mysafir i shënuan Stephan El Shaarawy dhe Andrea Belotti, ndërsa për  Partizanin nga pika e bardhë e penaltisë realizoi Tedi Cara.

Në minutën 80-të u lëndua Marcelino Preka i cili u detyrua që ta lërë fushën dhe skuadrën e tij me 10 lojtarë në fushë.

Trajneri i Romës, Jose Mourinho i njohur si “Special One” për hir të korrektësisë ndaj ekipit shqiptar dhe që të duket me interesante kjo miqësore i tha lojtarit të tij, Houssem Aouar që të dilte nga fusha dhe ai pranoi. Kësisoj ndeshja deri në fund u luajt 10 kundër 10.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat