​Yakin e sheh Xhakën si pasues të tij në krye të Zvicrës

Futboll

​Yakin e sheh Xhakën si pasues të tij në krye të Zvicrës

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 10:55
Murat Yakin dhe Granit Xhaka

Trajneri i Kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin e ka lavdëruar maksimalisht mesfushorin Granit Xhaka për të cilin ka thënë se e sheh edhe si trajner të kësaj kombëtareje në të ardhmen.

Në afatin kalimtar veror, Xhaka braktisi Arsenalin për të kaluar në Bundesligë të Bayer Leverkusen, skuadër me të cilën e ka nisur mjaftë mirë edicionin e ri.

Transferimin e tij në Gjermani, Yakin e ka cilësuar si vendim të duhur për futbollistin nga Kosova.

Për më tepër, Yakin ka thënë se me cilësitë që posedon, Xhaka në të ardhmen mund të jetë trajner i Zvicrës.

“Më vjen mirë për të gjitha opinionet dhe pikëpamjet e tij. Me njohuritë dhe përvojën që ka, nuk kam asnjë dyshim që Graniti mund të jetë një trajner i suksesshëm. Por ai nuk është i vetmi. Këtë e them edhe për Manuel Akanjin. Për mua ai është i paracaktuar të bëjë një karrierë trajneri”, ka thënë Yakin.

I pyetur se cilin prej kë tyre dy futbollistëve e sheh si pasues të tij, Yakinn tha:

“Në një moment i besoj absolutisht të dyve.”.

Ndryshe, më 9 shtator, Zvicra do të ballafaqohet me Kosovës në Prishtinë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat