Memelli: Nuk morëm një pikë, por lamë dy

Futboll

Memelli: Nuk morëm një pikë, por lamë dy

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 20:19
Memelli

Vllaznia nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 në Rrogozhinë përballë Erzenit.

Trajneri i kuqebluve, Migen Memelli, u shpreh i zhgënjyer duke thënë se skuadra la dy pikë nga mënyra se si shkoi loja dhe se gjithashtu Rusta duhet të nxirrte kartonin e dytë të verdhë për Sadikin.

“Lamë dy pikë shumë të arta. Nuk ditëm që të menaxhonim këtë avantazh parë edhe nga ritmi i lojës. U bënë disa gabime që na kushtuan në lojë.

Në pjesën e dytë skuadra fitoi ritmin. Ishte VAR-i që i vendosi këto episode. Na ndikoi dëmtimi i Juriç në ndeshjen me Kukësin. Çunat u përpoqën.

Nuk më pëlqeu menaxhimi i situatës që Ela (Rusta) duhet të nxirrte kartonin e dytë të verdhë, por që më pas u pendua.

Për mënyrën si u zhvillua lojë, të shikoni rastet në 90 minuta, mbajtja e topit nën zotërim, aksionet sulmuese i kemi pasur më të shumta. Shënuam të parët, na kthyen rezultatin, barazuam sërish. Si mendoni tani, morëm një pikë, apo i lamë dy pikë?”, u shpreh Memelli për “MCN”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat