Alirifa: Pësuam humbje nga një gabim i vetëm

Futboll

Alirifa: Pësuam humbje nga një gabim i vetëm

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 18:12
Alirifa

Trajneri i Malishevës, Senad Alirifa, ka folur pas humbjes nga Gjilani me rezultat minimal 1-0.

Kjo ishte humbja e dytë për Malishevën këtë sezon, ndërsa fitorja e parë për Gjilanin.

“E kemi ditur se kemi kundërshtar të rrezikshëm. Në pjesën e parë nuk konkretizuam rastet që patëm, ndërsa në pjesën e dytë bëmë disa ndryshime”.

“Por, paralajmëruam lojtarët se Gjilani luan me topa të gjatë në krah dhe krijojnë raste. Patëm një pakujdesi në mbrojtje dhe Gjilani realizoi” ka thënë Alirifa pas ndeshjes për Art Morion.

‘Timonieri’ i Malishevë foli edhe për lëndimin e mbrojtësit të krahut, Arlind Veliu, i cili la ndeshjen në gjysmë.

“Veliu është kthyer nga spitali, e ka hundën e thyer. Na penalizoi lëndimi i tij, e më pas shkoi keq gjithçka”, përfundoi Alirifa.

Gjilani ka katër pikë dhe mban vendin e shtatë, ndërsa Malisheva me nëntë pikë është në vendin e dytë në renditje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat