Januzaj nga La Liga sërish rikthehet te Premier League?

Futboll

Januzaj nga La Liga sërish rikthehet te Premier League?

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 12:26
Adnan Januzaj

Adnan Januzaj nuk ka mundur të gjej një klub të ri gjatë afatit kalimtar veror dhe do të jetë pjesë e Sevillas së paku deri në janar të vitit 2024.

Futbollisti me preardhje nga Kosova, që luan me kombëtaren e Belgjikës, kishte disa oferta nga Turqia dhe Arabia, por nuk u finalizua transferimi dhe mbeti te Sevila.

Januzaj nuk po gjen hapësira te skuadra spanjolle në këtë fillim sezoni, dhe me shumë mundësi ai do të largohet gjatë muajit janar.

Sipas mediave, 28-vjeçari pritet të rikthehet në Premierligën angleze.

Skuadra e Evertonit së fundi ka shprehur interesim për transferimin e Adnan Januzajt, pasi drejtuesit e klubit anglez kanë pasur kontakte me përfaqësuesit e lojtarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat