“Do të jetë test tejet i vështirë”, Klopp flet para ndeshjes me Tottenhamin

Futboll

“Do të jetë test tejet i vështirë”, Klopp flet para ndeshjes me Tottenhamin

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 16:54
Jurgen Klopp

Liverpooli është përgatitur për një ndeshje të vështirë në Premier Ligë kundër Tottenhamit, tha Jurgen Klopp ndërsa lavdëroi edhe trajnerin e londinezëve, Ange Postecoglou.

Tottenhami po e shijon fillimin më të mirë të Premier Ligës pas 57 vitesh, ndërsa Liverpooli po synon fitoren e gjashtë me radhë në kampionat dhe të tetën në të gjitha garat, raporton KosovaPress.

Postecoglou, i cili e përfundoi karrierën e tij te Celticu në Skoci duke e fituar tripletën para se t’i bashkohej Tottenhamit në qershor, ka një mision të vështirë për ta këndellur klubin londinez, por në këtë fillim të sezonit po tregon paraqitje dhe rezultate tejet të mira.

“Është një test tejet i vështirë. Nuk mund ta mbajë mend një ndeshje të lehtë; ne luajtëm kundër Newcastle, ishte e vështirë, gjithashtu Chelsea. Ndeshjet si mysafirë kanë qenë të vështira, dhe ndeshjet në shtëpi gjithashtu. Tottenhami po luan shumë mirë. Ange duket si një top trajner, mezi pres që të takohem me të”, tha Klopp.

Nesër me fillim nga ora 18:30 Tottenhami e pret Liverpoolin në shtëpi në kuadër të xhiros së shtatë të Premier Ligës angleze. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat