Shakohoxha nuk përmbahet: Vetëm De Biazi e Silvinjo trajnerë të aftë te Shqipëria, të gjithë të tjerët të dështuar

Futboll

Shakohoxha nuk përmbahet: Vetëm De Biazi e Silvinjo trajnerë të aftë te Shqipëria, të gjithë të tjerët të dështuar

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 23:01
Shakohoxha

Gazetari i njohur sportiv, Dritan Shakohoxha, mendon se në dy dekadat e fundit, Shqipërinë e kanë drejtuar vetëm dy trajnerë të aftë.

“Ky ekip kishte nevojë për zjarr. Pse jo me Rejan?

Se Reja flinte gjumë, në 9 ose 10 flinte. Ai erdhi për të dalë ne pension. Dosena iku nga ne dhe nuk u bë më trajner. Brigeli ka harruar që ka qenë trajner. Barici iku e u zhduk, nuk u bë më kurrë.

Këta janë që ka marrë Shqipëria në këto vite, kemi pasur ekip të mirë, por merrnim këta. Kuzhe ishte gjithashtu që iku nga Shqipëria, ishte njeri i mirë të paktën.

I vetmi është De Biazi dhe Silvinjo, të tjerët janë të gjithë dështim, të gjithë. Pse? Se janë të paaftë ata që i zgjedhin. Pse, të 15 trajnerët qëllove pa fat?

Bariç i mirë? Ishte në pension, nuk e dinte çfarë ndodhte këtu, e kishte lënë futbollin, ishte në shtëpi:”, tha Shakohoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat