Sllovenia bën një hap të madh drejt Gjermanisë 

Futboll

Sllovenia bën një hap të madh drejt Gjermanisë 

Nga: K. G. Më: 14 tetor 2023 Në ora: 19:53
Pamje nga ndeshja

Sllovenia ka shënuar fitore të madhe në kuadër të Grupit H të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në futboll.

sllovenët e mposhtën rivalin direkt, Finlandën, me rezultat 3:0. Në takimin që u zhvillua në “Stozhice” të Lubjanës. 

Futbollisti Benjamin Sesko është trim i fitores duke shënuar në minutën e 16-të nga penalltia dhe në atë të 28-tën dhe Erik Janzha në minutën e 90+2.. 

Sllovenia kryeson me 15 pikë në grupin H, duke lënë pas Danimarkën me 13 Finlandë 12, Kazakistanin 12 pikë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat