Di Maria: Pas Kupës së Amerikës pensionohem nga Argjentina F

Futboll

Di Maria: Pas Kupës së Amerikës pensionohem nga Argjentina F

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 11:29
Di Maria

Sulmuesi Angel di Maria ka konfirmuar se do të pensionohet nga kombëtarja e Argjentinës pas Kupës së Amerikës.

Argjentinasi ka luajtur rol kyç te kombëtarja e tij, pasi që brenda një kohe shumë të shkurtër e fitoi Kupën e Botës, si dhe Kupën e Amerikës.

Së fundmi, në një intervistë për “Todo Pasa”, Di Maria konfirmoi se turneu i radhës është i fundit për të në futbollin ndërkombëtar.

“Do të largohem nga kombëtarja e Argjentinës pas Kupës së Amerikës, do të jetë i fundit për mua”, ka thënë Di Maria.

“E përqafova Messin te PSG dhe i thashë: E vetmja gjë që jam falënderues është që arrita të luaj me ty tek një klub, të jem në gjendje të të shoh çdo ditë”, ka theksuar argjentinasi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat