Xhaja, gjashtë kartona të verdhë në Lituani - Hungari

Futboll

Xhaja, gjashtë kartona të verdhë në Lituani - Hungari

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 15:20
Pamje nga ndeshja

Juxhin Xhaja, arbitri që vjen nga kolegjiumi i Tiranës i pajisur me stemën e FIFA-s në vitin 2017 drejtoi për herë të parë një ndeshje të kualifikueseve të kampionatit Europian.

33-vjecari ishte zgjedhur nga UEFA për të arbitruar takimin mes Lituanisë dhe Hungarisë, përballje e vlefshme për Grupin G.

Një sfidë që përfundoi me rezultatin 2-2, me Juxhin Xhajën që u bë protagonist në disa momente. Fillimisht në minutën e 47’, arbitri shqiptar anuloi golin e sulmuesit të Egnatias,  Gytis Paulaskas. 

Sulmuesi as nuk nisi të festonte, pasi pa Xhajën i cili vuri dorën në kufjet e tij për të dëgjuar këshillimin nga salla e VAR-it. Në minutën e 67’ arbitri akordoi penallti për Hungarinë me Szboslain që u tregua i saktë.

Gjashtë kartona të verdhë nxorri nga xhepi Juxhin Xhaja katër për lituanezër dhe dy shkuan për Hungarinë. Dojnado Myftari dhe Rejdi Avdo ishin asistentët e tij, ndërsa arbitër i katërt ishte vendosur Olsion Yzeriaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat