Veteranët i luten talentit të kërkojë falje dhe të rikthehet të luajë

Futboll

Veteranët i luten talentit të kërkojë falje dhe të rikthehet të luajë

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 14:05
Jadon Sancho

E përditshmja britanike “The Guardian”, sqaron se lojtarët më të vjetër të Manchester United i kanë kërkuar talentit 23-vjeçar Jadon Sancho që të bëjë disa hapa pas dhe t’i kërkojë falje trajnerit Erik Ten Hag.

Nëse nuk vepron kështu, ai mund të largohet në merkaton e janarit.

Sancho u la jashtë skuadrës për humbjen 3-1 ndaj Arsenalit më 3 shtator. trajneri Ten Hag sqaroi se pezullimi i sulmuesit erdhi për shkak se ai nuk kishte përmbushur standardet e kërkuara në stërvitje. Vetë lojtari reagoi dhe e quajti shpjegimin e menaxherit të tij si “plotësisht të pavërtetë”.

Kjo ka bërë që Sancho të pezullohet dhe tani detyrohet të stërvitet me U18, pasi e quajti Ten Hag gënjeshtar.

Disa futbollistë kanë folur me Sancho, për të nënvijëzuar se çështja mund të zgjidhet vetëm nëse ai i kërkon falje Ten Hag.

Klubi po punonte me Sancho për sjelljen e tij përpara se të largohej për ndeshjen me Arsenal dhe Ten Hag do të ishte i hapur për të riintegruar 23-vjeçarin në skuadrën e parë nëse ai do të kërkonte falje.

Pa kërkuar falje, United pranon se zgjidhja e vetme do të jetë shitja ose huazimi i lojtarit, që erdhi në “Old Trafford” në vitin 2021 nga Borussia Dortmund për 73 milionë euro. Gjithsesi, duke parë situatën, Sancho nuk ka gjasa të përfshihet me ekipin kur United të udhëtojë në Sheffield United të shtunën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat