FFK bën shpërndarjen e policave të sigurimit shëndetësor për klubet e Superligës dhe Ligës së Parë

Futboll

FFK bën shpërndarjen e policave të sigurimit shëndetësor për klubet e Superligës dhe Ligës së Parë

Më: 23 tetor 2023 Në ora: 16:59
Foto ilustrim

Federata e Futbollit e Kosovës, sot, e ka bërë shpërndarjen e policave të sigurimit për klubet e Albi Mall Superligës dhe Viva Fresh Ligës së Parë për vitin e dytë.

Shpërndarja është bërë në selinë e FFK-së nga presidenti Agim Ademi, nënkryetari Agim Dibrani dhe anëtari i KE-së, Agim Nura, e ku të pranishme kanë qenë edhe përfaqësueset e kompanisë Sigal.

“Presidenti Agim Ademi tha se në vitin e parë ky projekt ka rezultuar tejet i suksesshëm. Në bazë të bisedave me futbollistët dhe analizës në terren, i pari i FFK-së tha se futbollistët janë ndjerë më të sigurt gjatë ndeshjeve të futbollit, duke e ditur se në rast lëndimi, ata mund të shërohen pa shpenzuar fare. Ndër të tjera presidenti Ademi përmendi shumën prej 159.414 euro që kanë kushtuar shpenzimet e futbollistëve, të cilët e kanë përdorur sigurimin shëndetësorë në vitin e parë”, thuhet në njoftim.

“Nga ana tjetër drejtoresha në departamentin e shëndetit në Sigal, Arbresha Jonuzi i informoi përfaqësuesit e klubeve mbi policat e reja. Ajo tha se kontratat janë të njëjta ashtu siç është edhe mbulueshmëria. Kontrata aktuale është valide deri më 30 shtator, derisa nga 1 tetori fillon viti i ri. Drejstoresha Jonuzi i informoi të pranishmit edhe me detaje tjera në lidhje me policat e reja të sigurimit”.

Ndërkaq, përfaqësuesit e klubeve u shprehën mirënjohës dhe të lumtur për këtë projekt, të cilin e vlerësuan si tejet të suksesshëm dhe të rëndësishëm si për klubet ashtu edhe për futbollistët. Të gjithë ata futbollistë të cilët i janë nënshtruar intervenimeve por nuk kanë pasur polica sigurimi, do ta gëzojnë të drejtën e plotë të rimbursimit të mjeteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat