Mehmeti: Të kthejmë filozofinë e asaj Dinamoje që na mungon

Futboll

Mehmeti: Të kthejmë filozofinë e asaj Dinamoje që na mungon

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 14:38
Mehmeti

Dritan Mehmeti do të debutojë në krye të stolit të Dinamos këtë sezon në derbin me Tiranën. Tekniku i bluve u shpreh se do të kërkojë t’i japë filozofinë e tij skuadrës dhe se do të hyjë në fushë për fitore.

“Normalisht është seanca e katërt sot. Mendoj që kam marrë sinjale pozitive, pavarësisht për të qenë i sinqertë që çdo trajner e sheh në këndvështrimin e tij.

Normalisht kjo i takon për detyrë stafit dhe mua përgjegjësia kryesore për sa i përket të kalojmë këtë situatë. Megjithatë unë jam shumë i kënaqur sepse kam marrë sinjale pozitive, jo vetëm nga klubi që më dha besimin, por dhe nga grupi sepse mendoj se ka lojtarë që me të vërtetë nuk e meritojnë të jenë në këtë situatë.

Për lojtarët, por edhe vetë klubi nuk është e denjë të jemi në këtë situatë. Kjo kohë ka kaluar dhe ne nuk do merremi me çfarë ka kaluar. E mira është që ne të bëjmë maksimumin, të punojmë dita ditës dhe ta kërkojmë te vetja çdo gjë. Do të nisemi për të arritur drejt suksesit. Nëse je kërkues ndaj vetes, patjetër që do të arrish drejt suksesit nëse je pozitiv.

Sa i përket ndeshjes së nesërme normalisht dihet shkalla e vështirësisë.

Është derbi dhe normalisht vlerat e të dyja skuadrave, pavarësisht gjendjes së njërës ose tjetrës në të gjitha komponentët që vijnë në këtë përballje, të dyja skuadrat vijnë jo në entuziazmin e duhur, jo në rezultatet e duhura.

Kështu që mendoj se faktori psikologjik do të jetë një nga faktorët kryesorë që do të ndikojë në performancën e të dyja skuadrave.

Sa i përket gjendjes kemi pasur goxha sa i përket dëmtimeve. Kjo është diçka që e kemi monitoruar mjaft mirë. natyra ime si trajner është që meritat dhe çdo arritje unë e punoj në staf. Nga i pari deri te i fundit jemi të përfshirë për të mirën e klubit.

Unë nuk mendoj se ndikon gjendja e të dyja skuadrave. Derbi është i paparashikueshëm. Vetë lojtarët nuk kanë pasur probleme se si mund t’i motivoj sepse automatikisht në koshiencën e lojtarëve rritet motivimi. Unë duhet të gjejë motivimin e duhur për të mos e mbivlerësuar apo nënvlerësuar rëndësinë e ndeshjes. Normalisht emocionet janë ato që të rrisin dhe të çojnë drejt suksesit, sepse gjendja emocionale të çon në performancë.

Dritan Mehmeti do të bëjë çdo ditë, duke dhënë maksimumin e tij për të bërë atë që do të bënte çdo trajner pavarësisht vështirësive. Mendoj se trajneri duhet të përballet me të tilla situata. Mendoj se përfshirja e gjithë komponentëve të klubit, besoj se dita ditës do të më ndihmojë edhe mua të arrijë atë objektiv që ka klubi. Ne nuk kemi për momentin plane afatgjata. Ne kemi plane afatshkurtër, që do të thotë të menaxhojmë derbin nesër.

Pastaj gradualisht duhet patjetër që të rregullojmë veten, nga unë i pari. E vetmja virtyt që ka çdo person është ta shohë te vetja problemin, ta përmirësojë atë dhe të rritemi të gjithë bashkë. Këtu nuk ka fajtorë. Këtu luhet një sport shumë i bukur dhe ne duhet të gjejmë forca të ringrihemi sepse edhe këta lojtarët duhet ta dinë se çfarë klubi përfaqësojnë. Është klubi i dytë më i titulluar në Shqipëri dhe unë po mundohem si pjesë e vjetër e kësaj skuadre që ta ndjejnë fanellën, që ta vlerësojnë këtë klub, sepse jo gjithçka është shpërblimi. Janë dhe ndjesitë, janë dhe kënaqësitë që të jep ky sport.

Skuadra ka nevojë për qetësi dhe normalisht jam munduar t’ia jap këtë gjë. sa i përket pjesës tekniko-taktike do kohën e duhur. Thash dhe më parë që çdo trajner ka këndvështrimin e vet, sa i përket mënyrës se si e ka filozofinë e tij. Unë do mundohem që kësaj pjese të skuadrës t’i jap filozofinë time, por edhe shpresoj e mendoj që t’i japë filozofinë e asaj Dinamo që na mungon prej vitesh. Pavarësisht se ka kaluar tranzicion kaq të gjatë, ne do të jemi këtu dhe shpresoj që të jemi për mirë.

Unë nuk futem asnjëherë në një ndeshje për të dhënë një firmë për barazim. Unë do të futem gjithmonë për fitore, sepse në këtë situatë që është klubi, nëse nuk do të kisha besim te lojtarët, te klubi dhe te vetja nuk do isha sot këtu”, u shpreh tekniku Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat