Napoli ndalet nga Etrit Berisha, Empoli fiton falë portierit shqiptar

Futboll

Napoli ndalet nga Etrit Berisha, Empoli fiton falë portierit shqiptar

Më: 13 nëntor 2023 Në ora: 20:21
Etrit Berisha

Etrit Berisha ishte lojtari më i mirë i ndeshjes në fitoren 1 – 0 të Empoli në fushën e Napoli.

Portieri shqiptar ishte vendimtar në disa raste me ndërhyrjet e tij, duke merituar notën më të lartë në të gjitha mediat italiane dhe duke u bërë pjesë e formacionit ideal të javës në Serie A.

“3 pikët na shërbejnë për të fituar besim që të bëjmë më mirë në ndeshjet e ardhshme. Ndërhyrja më e bukur mendoj se ishte ajo e fundit me këmbë, pasi ishte shumë e vështirë”.

Kjo ishte ndeshja e katërt në këtë sezon të Serie A që Etrit Berisha nuk pësoi gol.

Një paraqitje të mirë pati edhe mbrojtësi Ardian Ismajli, i cili pengoi Giovanni Simeone të mos shënonte.

Shqiptari tjetër Stiven Shpendi qëndroi në stol. Ky sukses e largon Empoli nga zona e rënies, ndërsa trajneri i Napoli, Rudi Garcia rrezikon shkarkimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat