Lionel Messi: Guardiola i ka bërë shumë dëm futbollit

Futboll

Lionel Messi: Guardiola i ka bërë shumë dëm futbollit

Më: 13 nëntor 2023 Në ora: 23:13
Messi dhe Guardiola

Lionel Messi është intervistuar nga Jorge Valdano në kanalin Movistar Plus+, ku ka folur për periudhën kur luante te Barcelona nën drejtimin e Pep Guardiolës, ​​mes viteve 2008 dhe 2012, gjatë së cilës fitoi 3 La Liga dhe 2 Liga të Kampionëve.

Tetë herë fituesi i Topit të Artë vlerësoi stilin e lojës që zbatoi Guardiola, i cili ishte aq efektiv sa ndikoi shumë trajnerë të tjerë:

“Guardiola i bëri shumë dëm futbollit. Dukej aq e thjeshtë dhe e lehtë sa të gjithë donin të kopjonin stilin e tij.”

Argjentinasi gjithashtu nuk hezitoi të thoshte se trajneri katalanas ishte më i miri që kishte pasur në karrierën e tij: “Pa dyshim. Guardiola ka diçka të veçantë, veçanërisht në përgatitjen e çdo ndeshjeje dhe gjithashtu në komunikimin e tij me lojtarët, në mënyrën se si na e përcillte strategjinë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat