Dy lojtarë të tjerë jashtë fushës, thellohet kriza e lëndimeve te United

Futboll

Dy lojtarë të tjerë jashtë fushës, thellohet kriza e lëndimeve te United

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 10:20
Rasmus Hojlund

Manchester United, i ka dy lojtarë jashtë fushës.

Christian Eriksen është përjashtuar për rreth një muaj, ndërsa Rasmus Hojlund përballet me një garë me kohën për të qenë i aftë për ndeshjen kritike të Manchester United në Ligën e Kampionëve jashtë ndaj Galatasaray në pak më shumë se dy javë.

Hojlund u zëvendësua në minutën e 78-të të fitores 1-0 të United ndaj Luton të shtunën për shkak të një problemi muskulor.

Ndërsa Eriksen u largua pak para pjesës së parë me një problem në gju, raporton The Telegraph.

Hojlund duket se do të humbasë vizitën e United në Everton të dielën në javën e tyre të parë pas pushimit ndërkombëtar.

United tha se shpresonte që sulmuesi danez të rikthehej para fundit të muajit.

Ky ekip ka humbur tre nga katër ndeshjet fillestare në Grupin A dhe do të largohet nga Champions League nëse mposhtet nga kampionët e Turqisë.

United aktualisht është pa mbrojtësit Luke Shaw, Lisandro Martinez, Jonny Evans dhe Tyrell Malacia, mesfushorin Casemiro dhe sulmuesin Amad Diallo, ndërsa Jadon Sancho mbetet i dëbuar nga trajneri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat