Kubilay Turkyilmaz: Nuk ka rëndësi se kush luan kundër Kosovës

Futboll

Kubilay Turkyilmaz: Nuk ka rëndësi se kush luan kundër Kosovës

Nga: K. Goca Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 19:27
Zvicra

Kombëtarja e Kosovës sonte (20.45) do të përballet me Zvicrën, në ndeshjen e xhiros së nëntë të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.

Zvicra kryeson me 16 pikë në Grupin I dhe Kosova renditet në vend të katërt me 10 sosh. 

“Nuk ka rëndësi se kush luan kundër Kosovës”, thotë kolumnisti i “Blick”, Kubilay Turkyilmaz. 

Ajo që do të jetë vendimtare për kualifikimin në Europian është solidariteti brenda ekipit.

Murat Yakin do të ketë patjetër ide të tjera. Jam kurioz se cilat. Por në fakt roli vendimtar nuk është as kush luan dhe as si luhet loja. Sot vlen vetëm vullneti dhe karakteri”, ka thënë mes të tjera Turkyilmaz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat