Te Milan presin me padurim rikthimin në fushë të mesfushorit

Futboll

Te Milan presin me padurim rikthimin në fushë të mesfushorit

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 12:45
Ismael Bennacer

Te Milan presin me padurim rikthimin në fushë të mesfushorit algjerian Ismael Bennacer, i dëmtuar që në maj të këtij viti. Rikuperimi nga dëmtimi duket se po shkon mirë dhe lojtari mund të jetë në fushë që këtë vit, ndryshe nga plani fillestar, që parashikonte rikthimin e tij në janar.

Por ky rikthim me fanellën kuqezi mund të mos zgjasë shumë ose mund të shtyhet për në shkurt. Shkak për këtë do të bëhet Kupa e Afikës, që nis më 13 janar. Bennacer luan me kombëtaren e vendit të tij dhe në rast se do të grumbullohet, atëherë Milan nuk mund të thotë JO.

Një grumbullim me kombëtaren që do të nisë pikërisht atëherë kur lojtari do të jetë në formën optimale (në dhjetor), pasi të ketë filluar stërvitjen me ritëm të plotë. 25-vjeçari konsiderohet një element i rëndësishëm për Milan, që e pret me padurim rikuperimin e tij në këtë moment delikat të sezonit.

Bennacer u operua në gju pas dëmtimit në derbin Milan-Inter në Champions League. Gjasat janë që ai të luajë një apo dy ndeshje me Milan këtë vit para se të grumbullohet me kombëtaren, duke lënë sërish një boshllëk të madh të skuadra e trajnerit Stefano Pioli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat