Tre klube angleze rreshtohen në garën për sulmuesin e Wolsburgut

Futboll

Tre klube angleze rreshtohen në garën për sulmuesin e Wolsburgut

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 11:40
Pamje nga një ndeshje

Klubet e Premier Ligës janë gjithnjë të vëmendshme ndaj mundësive që paraqiten në tregun e transferimeve..

Tregu brazilian është nga më të preferuarit dhe së fundmi tre klube angleze si Fulham, Liverpulli dhe Man. Junajtedi janë vënë pas të njëjtit objektiv.

Fjala është për Andre, mesfushor i Fluminense. Lojtari i datëlindjes 2001 kushton 15 milionë euro dhe cilësohet si një talent që do të bëjë karrierë të madhe në Europë. Pavarësisht moshës së re, Andre në sezonin 2022-2023 me Fluminense, Andre ka koleksionuar plot 56 paraqitje.

Por, nuk është vetëm Andre “molla e sherrit” për tre klubet angeze pasi Liverpulli, Fulhami e Man. Juanjtedi interesohen edhe për Jonas Vind.

24-vjeçari aktivizohet me Volfsburgun në Bundesliga me sulmuesin që deri më tani në 13 ndeshje, numëron nëntë gola dhe dy asistë. Janë pikërisht këto shifra që kanë bërë që klubet angleze ta shohin si një përforcim ideal për merkaton e janarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat