Arbër Hoxha vazhdon shkëlqimin në Kroaci

Futboll

Arbër Hoxha vazhdon shkëlqimin në Kroaci

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 19:38
Arbër Hoxha

Arbër Hoxha po vazhdon shkëlqimin në elitën e futbollit kroat.

Ai ka realizuar gol sot në ndeshjen që skuadra e tij, Slaven Belupo, po e luan ndaj Lokomotivës së Zagrebit.

Për 25-vjeçarin ishte ky goli i tij i katërt në kampionat, krahas edhe dy asistimeve.

Slaven Belupo momentalisht është duke udhëhequr me rezultatin 1:2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat