​Osimhen u rikthye në fushë dhe i solli fitoren Napolit ndaj Atalantës

Futboll

​Osimhen u rikthye në fushë dhe i solli fitoren Napolit ndaj Atalantës

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 21:00
Ilustrim

Kampioni aktual i Italisë, Napoli, ka festuar ndaj Atalanta-s në Bergamo me rezultat 2:1 në kuadër të xhiros së 13-të të Serisë A.

Kështu Walter Mazzarri ka qenë i suksesshëm në premierën e tij në mandatin e dytë në stolin e klubit nga jugu italian.

Lajmi i madh është se te Napoli është rikthyer Victor Osimhen, i cili sot bëri paraqitjen e parë pas rikuperimit nga lëndimi.

Në pjesën e parë pamë fillimisht nga një dëmtim në secilën anë dhe në të dyja rastet ishin mbrojtësit. Davide Zappacosta u lëndua në Atalanta dhe Juan Jesus në Napoli. Kur dukej se ata do të shkonin në pushim pa gola, Khvicha Kvaratskhelia shënoi me kokë në minutën e 44-të pas harkimit të shkëlqyer të kapitenit Giovanni Di Lorenzo.

Në minutën e 53-të, Ademola Lookman barazoi për Atalantën me një asistim të Hans Hateboer, i cili zëvendësoi Zappacosta-n dhe Mazzarri më pas dërgoi në fushë Osimhen dhe Eljif Elmas në minutën e 64-të. Kjo doli të ishte një lëvizje e shkëlqyer pasi Osimhen asistoi Elmasin 15 minuta më vonë për t'i dhënë fitoren Napolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat