Ish-agjenti i Cavanit flet për krahasimet me Osimhen: Ai është superior

Futboll

Ish-agjenti i Cavanit flet për krahasimet me Osimhen: Ai është superior

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 11:20
Claudio Ancelluci

Claudio Ancelluci, ish-agjenti i sulmuesit ikonik Edinson Cavani, ka dhënë mendimin e tij për krahasimet që po bëhen mes ish-klientit të tij dhe yllit të Napolit, Victor Osimhen.

Reprezentuesi nigerian tashmë konsiderohet si ‘hero’ nga tifozët napolitanë kryesisht falë paraqitjeve të tij fantastike. 24-vjeçari kishte shënuar 26 gola në rrugëtimin historik të Napolit drejt fitimit të Scudettos sezonin e kaluar.

Me një reportor të kompletuar të prekjeve, aftësisë për të shënuar me kokë, finalizimit ‘vdekjeprurës’, Osimhen tani konsiderohet gjerësisht si një nga sulmuesit më të mirë në botën e futbollit.

Krahasimet me ish-sulmuesin e Napolit, Edinson Cavani, kanë ardhur mes tifozëve dhe në mesin e mediave.

Uruguaiani që tani është pjesë e Boca Juniors e ka shijuar një eksperiencë tre vjeçare me fanellën e Napolit, aty ku ka shënuar 78 gola në 100 paraqitje mes viteve 2010 dhe 2013.

Agjenti Anellucci tani ka përshkuar ngjashmëritë mes ish-klientit të tij dhe numrit nëntë të Napolit gjatë një interviste për Radio CRC.

Ani pse ai kishte lavdata të mëdha për Osimhen, Anellucci sugjeroi se nigeriani duhet të përsëris suksesin e vitit të kaluar në mënyrë që të krahasohet me yje të tjerë dhe të ulet në të njëjtën tavolinë me Cavanin.

“Unë nuk shoh ndonjë ngjashmëri mes Cavanit dhe Osimhen. Nigeriani është padyshim një futbollist i rëndësishëm, ai luajti një rol kyç në fitimin e Scudettos por viti i cili gjithmonë flet për një futbollist është viti pasues. Ai ka gjithmonë probleme fizike, ju mund ta shihni gjithashtu nga ky kënd. Për mua, Cavani është ende superior në pozitën e numrit nëntë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat