Juventus - Napoli në “Allianz Stadium”, ky gjyqtar e ndan drejtësinë

Futboll

Juventus - Napoli në “Allianz Stadium”, ky gjyqtar e ndan drejtësinë

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 20:52
Orsato

Mbrëmjen e së premtes, “Bardhezinjtë” e Juventus do të presin në “Allianz Stadium”, kampionët në fuqi të Italisë, Napolin-n, në përballjen, që konsiderohet, si më e bukura e javës së 15-të të Serie A dhe objektivi i vetëm i “Zonjës së Vjetër” është të mos përsërisë disfatën 5:1, të sezonit të kaluar në mitikun napoletan, “Diego Aramando Maradona”.

Pasditen e kësaj të enjteje është mësuar se kush do të jetë edhe gjyqtari kryesor i përzgjedhur për përballjen kryesore të Serie A.

Sfidë kjo e cila nuk mund të lihej pa arbitruar, nga një prej më të mirë, në elitën e futbollit italian, siç është Daniele Orsato, me këtë të fundit, që mund të konsiderohet, si një “ogur i keq” për napoletanët.

Në duelet e fundit, ndaj “Zonjës së Vjetër”, kur Orsato ka qenë arbitër, fitorja mungon prej 8 vitesh tashmë, me të fundit, që është ai triumf, 2 me 1, i sezonit 2015-2016, ndërsa bilanci total flet për 4 fitore bardhezi, 2 suksese të të kaltërve dhe 2 barazime/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat