Harvey Elliott shënon gol të bukur, Liverpool fiton në Londër

Futboll

Harvey Elliott shënon gol të bukur, Liverpool fiton në Londër

Nga: K. G. Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 15:29
Liverpooli

Liverpooli ka shënuar fitore në frymën e fundit në Londër, duke e mposhtur me rezultat 2:1 Crystal Palacen, në takimin e javës së 16-të të Premier League.

Futbollisti Harvey Elliott ka realizuar gol të bukur nga 17 metra e në këndin e majtë pothuajse të poshtëm në minutën e 90+1, për 1:2.

Tre gola në pjesën e dytë, Mateta në minutën e 57-të shënoi nga penalltia për vendasit. 

Mysafirët fituan me për mbysje me golat e Salah në minutën e 76-të e Elliott (90+1'). 

Ayew i Crystal Palaces u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë në minutën e 75-të. 

Liverpooli merr kreun me 36 pikë në Premier League por ka një ndeshje më shumë se Arsenali dhe Crystal Palace renditet në pozitën e 14-të me 16 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat