​Skuadra nga Kosova largon pesë futbollistë

Futboll

​Skuadra nga Kosova largon pesë futbollistë

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 10:28
Foto ilustrim

Klubi futbollistik Drenica ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin më mirëkuptim më pesë futbollistë që ishin pjesë e skuadrës gjatë sezonit vjeshtor.

Fjala është për futbollistët: Zenel Gavazaj, Enis Gavazaj, Sunay Hasan, Ardian Hoti, Albin Hasani.

Klubi ka falënderuar këta lojtarë për angazhimin dhe kontributin e dhënë për klubin gjatë kohës sa ishin pjesë e ekipit, duke ju uruar suksese në të ardhmen.

Gjithashtu klubi ka njoftuar së është i angazhuar intensivisht për ofrimin e lojtarëve të cilët do t'i përforcojnë radhët e skuadrës që do ta ndihmojnë klubin në objektivin e saj për rikthim në Superligën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat