Rikthimi i Kumbullës është afër, Mourinho shpjegon situatën e mbrojtësit shqiptar

Futboll

Rikthimi i Kumbullës është afër, Mourinho shpjegon situatën e mbrojtësit shqiptar

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 21:25
Jose Mourinho

Roma po kalon një moment të vështirë ku përveç mungesës së rezultateve, skuadra e Jose Mourinhos vuan edhe dëmtimet e disa prej futbollistëve kryesorë. Këtë fundjavë, verdhekuqtë i pret një tjetër përballje e vështirësisë maksimale me Romën që pret në kryeqytet, Napolin.

Në konferencën për shtyp, trajneri Jose Mourinho zbuloi edhe të rejat më të fundit për gjendjen e Marash Kumbullës dhe Paulo Dybalës si dhe të tjerë lojtarëve me probleme fizike.

“Kumbulla nuk do të jetë në pankinë, rikuperimi i tij po ecën shumë mirë, por ndjehet i lodhur.

Po stërvitet mirë dhe besoj se mund të jetë në stol për ndeshjen e javës tjetër ndaj Juventusit. Po ashtu edhe Dybala që po kryen me sukses etapat e rikuperimit, por nuk kam ndërmend ta rrezikoj kundër Napolit. Mancini u stërvit për herë të parë për këtë javë dhe besoj se mund të luaj. Aouar dhe Smalling janë shumë larg rikthimit në fushë”, u shpreh Mourinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat