Hyseni zgjidhet Sportisti i Vitit në Podujevë

Futboll

Hyseni zgjidhet Sportisti i Vitit në Podujevë

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 12:10
Hyseni e Bulliqi

Komuna e Podujevës e ka mbajtur manifestimin tradicional “Sportisti i Vitit” ku i ka zgjedhur më të dalluarit për vitin 2023.

Manifestimi filloi me fjalët përshëndetëse të të parit të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili i uroi të gjithë ata që morën mirënjohje për sukseset e arritura.

Çmimin kryesor “Sportisti i Vitit 2023” e fitoi sulmuesi i Llapit, Muhamet Hyseni.

Klubi më i mirë sportiv u zgjodh KF Llapi.

Donatori i vitit u zgjodh sponsori gjeneral i klubit, Zhitia Turist.

Trajneri më i mirë i vitit u zgjodh Mehmet Agushi, i cili u shpall kampion me gjeneratën U-19 të ekipit llapjan.

Punëtori më i dalluar sportiv u zgjodh sekretari i këtij klubi, Muhamet Rexhepi për organizimet dhe punën profesionale gjatë vitit në krye të administratës sonë.

Shpresa e vitit u zgjodh sulmuesi i ri i Llapit, Mërgim Cërnavërni.

Me mirënjohje për sukseset dhe të arriturat nga Akademia u nderuan: Bletmir Haxhiu, Sami Blakçori, Enxhull Mulolli, Omer Bajraktari dhe Albion Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat