Flet për të ardhmen

Futboll

Flet për të ardhmen

Më: 4 janar 2024 Në ora: 13:32
Ueston MeKeni

Ueston MeKeni ka dhënë një intervistë për 8by8 ku foli për rikthimin e tij tek Juventusi pas huazimit të tij te Lids një klub me të cilin bëri 20 paraqitje ku dha një asist.

“Kur u largova nga Lids e dija se bëra një paraqitje të keqe.

E dija që nuk kisha kohën që mendoja se kisha ose që ndoshta duhet ta kisha. U ktheva në Juventus sikur të ishte ishte hera ime e parë. Më duhet të provoj sërish kush jam. 

Unë thjesht dua të qëndroj këtu, të kontribuoj sa më shumë që të jetë e mundur dhe të arrij diçka që nuk e kam arritur ende, që është të fitoj kampionatin.

Është diçka që të gjithë duam ta bëjmë, të rikthejmë Juventusin në majën ku i takon. Unë dua që skuadra të fitojë dhe të arrijë planin A, që është të kualifikohet në Champions.”

Timoti Ueah- “Është gjithmonë mirë të kesh dikë të tillë, sepse është familja jote larg familjes.

 

Unë jam aq i shoqërueshëm sa mund të shkoj dhe të argëtohem me cilindo nga lojtarët e ekipit. Por unë prirem të kaloj kohë me Tim dhe Moise Kin më shumë se kushdo”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat