Sassuolo thyen 1-0 Fiorentinën në një duel që prodhoi shumë raste dhe polemika.
Dy gola u anuluan nga VAR-i, ndërkohë që skuadra nga Firence humbi edhe një penallti në pjesën e dytë me anë të Bonaventurës.
Pinamonti realizoi golin e fitores për vendasit në minutën e nëntë, me Sassuolon që rigjen tri pikët në Serie A pas pesë ndeshjesh pa fitore.
Thorstvedt realizoi të dytin për skuadrën e Dionisit sapo nisi fraksioni i dytë, por festa u ndërpre nga VAR-i. Më pas Consigli “show”, i cili i priti penalltinë Bonaventurës (64’) dhe kreu disa pritje fantastike.
Argjentinasi Martinez Quarta shënoi në 66’, por goli i Fiorentinës u anulua nga VAR-i për pozicion të parregullt të mbrojtësit. Insistimi i miqve nuk solli barazimin, ndërkohë që Nedim Bajrami u fut në fushë në minutën e 81’.
Sassuolo ngjitet në vendin e 14-të me 19 pikë, ndërkohë që skuadra e Italianos mbetet e katërta me 33 pikë.