Trajneri i Granada-s: Zhvilluam ndeshje të mirë, i pakënaqur me vendimet!

Futboll

Trajneri i Granada-s: Zhvilluam ndeshje të mirë, i pakënaqur me vendimet!

Më: 23 janar 2024 Në ora: 13:25
Alexander Medina

Granada nuk ia doli në shtëpi përballë Atletico Madrid, në sfidën e fundit të javës së 21-të në La Liga, me skuadrën e Simeone-s që fitoi minimalisht 0-1 falë golit të Morata-s.

Një raund ky që shkaktoi jo pak polemika sa i përket arbitrimit dhe sistemit VAR, polemika që nuk munguan edhe në këtë përballje.

Trajneri i Granada-s, Alexander Medina u shpreh i pakënaqur me arbitrimin, teksa vlerësoi në maksimum skuadrën e tij për ndeshjen e zhvilluar ndaj Atletico-s.

“Jam i pikëlluar për humbje sepse zhvilluam një ndeshje shumë të mirë.

Luajtëm përballë një prej skuadrave më në formë në Spanjë, në disa momente luajtëm më mirë se ata, treguam personalitet, por nuk ishte e thënë të merrnim të paktën një barazim.

Jam totalisht i paqartë për disa situata dhe vendime.

Unë e di gjendjen e skuadrës, nuk dua të ankohem, por të gjithë ndjehemi të zhgënjyer për mënyrën sesi u vendos drejtësi në këtë ndeshje. Duhet të jemi më seriozë, duke nisur nga ne trajnerët, lojtarët dhe arbitrat.” – tha trajneri Medina.

Pas humbjes përballë Atletico Madrid, Granada mbetet me 11 pikë dhe qëndron në vendin e parafundit të klasifikimit duke vendosur në pikëpyetje qëndrimin në elitë, ndërsa në këtë përballje, sulmuesi kuqezi Myrto Uzuni e nisi si titullar dhe luajti për 67 minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat