Granit Xhaka me Bayerin i japin goditje të rëndë Bayern Munihut

Futboll

Granit Xhaka me Bayerin i japin goditje të rëndë Bayern Munihut

Nga: K.G. Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 20:33
Bayer në festë

Fitore që nuk matet me asgjë e Bayer Leverkusenit, skuadër që nuk njeh humbje në Bundesliga I.

Bayer Leverkusen para shikuesve të vet, në një atmosferë të zjarrtë, i ka dhënë goditje të rëndë Bayern Munihut, duke e mposhtur me rezultat 3:0

Ylli nga Kosova, Granit Xhaka, kapiten i kombëtares së Zvicrës, si zakonisht nga minuta e parë duke luajtur rol të madh në lojë për këtë fitore që i përforcon edhe më shumë hapin në luftë për titullin e kampionit.

Image

Granit Xhaka

Futbollisti Stanishiq në minutën e 18-të, Grimaldo në atë të 50-tën e Frimpong (90+5’), shënuan për fitoren e madhe të Leverkusenit.

Bayer Leverkusen kryeson me 55 pikë dhe Bayern Munih është në vend të dytë me 50 sosh.

Trajneri Xabi Alonso po thyen rekord me rezultate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat