​Neuer: Lazio nuk është emër i madh, por italianët mbrohen mirë

Futboll

​Neuer: Lazio nuk është emër i madh, por italianët mbrohen mirë

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 21:28
Manuel Neuer

Portieri i Bayern Munichut, Manuel Neuer e ka pranuar se Lazio nuk është ndër emrat e mëdhenj të ekipeve të futbollit, por është i bindur se kampioni gjerman nuk do të nënvlerësojë skuadrën e Maurizio Sarrit .

Lazio pret nesër Bayern Munichun në “Stadio Olimpico” në përballjen e parë në kuadër të raundit të 1/16-ës së Ligës së Kampionëve.

Neuer tha se Lazio di të mbrohet mirë, dhe edhe pse nuk është skuadër me emër të madh, ajo nuk duhet të nënvlerësohet.

“Pikësëpari, është një skuadër italiane. Ata mund të mbrojnë shumë mirë, veçanërisht në qendër të fushës. Ata do të jenë shumë kompakt dhe do të përpiqen të na çojnë në krahë dhe do të përpiqen të mohojnë qendrën”, tha Neuer.

“Lazio nuk është emri më i madh dhe mund të tingëllojë i lehtë për disa njerëz, por ne e dimë se tashmë kishim probleme me kundërshtarë të lehtë. Megjithatë, ne bëmë një punë të mirë në fazën e grupeve kundër skuadrave si Manchester United dhe Galatasaray. Nuk do të thoja kurrë se ky është një ekip i vogël. Ata e meritojnë të jenë në fazën e eliminimit dhe ne nuk do të nënvlerësojmë asnjë ekip”, shtoi më tej portieri gjerman. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat