Motta: Fitore e merituar, por duhet të jemi me këmbë në tokë

Futboll

Motta: Fitore e merituar, por duhet të jemi me këmbë në tokë

Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 16:44
Thiago Motta

Bologna doli gjithashtu fituese nga ndeshja në “Olimpico” ndaj Lazios, duke përmbysur rezultatin në 1:2.

Një fitore që e lumturon trajnerin Thiago Motta, por ai nuk dëshiron të ëndërrojë shumë, duke qëndruar me këmbë në tokë.

“Sot luajtëm një ndeshje të shkëlqyer dhe jam i lumtur për lojtarët, për presidentin dhe për njerëzit që na mbështesin, më japin kënaqësi të madhe. Ne arrijmë të fitojmë ndeshje si sot, sepse luajmë mirë.

Djemtë kanë fituar respekt për lojën dhe për punën, si trajner jam shumë i kënaqur.

Europa? Duhet të vazhdojmë të jemi me këmbë në tokë dhe të punojmë në të njëjtën mënyrë.

Tashmë duhet të mendojmë që vetëm për të tashmen, asgjë tjetër”, është shprehur ish-lojtari i Interit dhe tashmë trajneri i Bologna, Thiago Motta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat