Iago Aspas: Real-i nuk mund të fitojë çdo gjë me Mbappe-n

Futboll

Iago Aspas: Real-i nuk mund të fitojë çdo gjë me Mbappe-n

Më: 10 mars 2024 Në ora: 12:59
Iago Aspas

Sulmuesi i Celta Vigo, Iago Aspas ka folur së fundmi për transferimin e mundshëm të Kylian Mbappe te Real Madrid, kundërshtari i këtij raundi të La Liga-s.

Duke folur për mediet në prag të këtij takimi, Aspas theksoi se Real Madrid nuk mund të pretendojë të fitojë gjithçka kur të ketë Mbappe-n në skuadër, ndërsa kujtoi rastin e Paris Saint-Germain, kur francezët kishin në ekip edhe emra si Messi e Neymar.

“Do të ishte një gjë pozitive për La Liga-n sepse aq më të mirë do të jenë lojtarët dhe aq më i madh do të jetë ndikimi dhe të ardhurat ekonomike që do të kenë.

Në letër është shumë e lehtë të thuhet se Real Madrid do të fitojë gjithçka me Mbappe-n, por fusha do të flasë.

PSG-ja gjithashtu duhej të ishte një bombë me Messi-n dhe Neymar, por skuadra parisiene nuk e fitoi Champions League-n në asnjërin nga dy vitet, në të cilat i kishte të dy lojtarët në fjalë në dispozicion”-deklaroi sulmuesi i Celta Vigo-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat