Prishtina ashtu si di, shemb me gola Dukagjinin

Futboll

Prishtina ashtu si di, shemb me gola Dukagjinin

Nga: K. G. Më: 14 mars 2024 Në ora: 14:37
Prishtina feston

Prishtina sot ka treguar lojë të mirë duke e shembur me gola Dukagjinin e Klinës.

Kryeqytetasit shënuan fitore me rezultat 5:0 ndaj Dukagjinit, në takimin e javës së 25-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Pjesa e parë ishte treguesi më i mirë se Dukagjini do të pësoi fiasko në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Golat i realizuan: Limani (2′), Pefqeli (6′ e 42’ – nga penalltia), Hamiti (56′ e 80').

Prishtina përforcon vendin e katërt me 37 pikë e ka 6 më shumë se Dukagjini që gjendet një pozitë më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat