Shtypi italian qan dështimin

Futboll

Shtypi italian qan dështimin

Më: 14 mars 2024 Në ora: 17:10
Pamje nga ndeshja

Në Spanjë, ekstazë për kualifikimin e Atletikos në çerekfinalet e Champions League

Shtypi italian është i shokuar pas eliminimit të të gjitha skuadrave nga kompeticioni kryesor evropian. Në të kundërt, Spanja feston kualifikimin e Atletikos, që e ka cilësuar një fitore me zemër e heroike.

Tri skuadra spanjolle në çerekfinalet e Champions League, zero nga Italia. Ky është verdikti pas ndeshjeve të kthimit në 16-she, ku Barcelona eliminoi Napolin të martën dhe mbrëmë Atletico eliminoi Interin, pas gjuajtjeve të penalltive. Humbja e Interit dhe eliminimi i italianeve ka zënë vendin kryesor në shtypin përtej Adriatikut.

“Inter, kështu është e dhimbshme”, shkruan e përditshmja më e madhe e Italisë, La Gazzetta dello Sport, që vazhdon: Mallkim penalltish, të gjitha italianet jashtë, për të vazhduar me editorialin e Stefano Agrestit “Shuplakë për futbollin tonë” .

Dështimit i bën jehonë edhe Corriere dello Sport që e hap me titullin e madh “Të gjitha jashtë”, e me një editorial të titulluar Flop Italia, të drejtorit Ivan Zazaroni. Torinezja Tuttosport e hap me merkaton e Juventusit, por me një titull të dukshëm edhe për Interin, me fjalët Gëzon Cholo, për trajnerin e Atletikos, Simeone.

Në Spanjë sigurisht që përqendrimi është te suksesi i bardhekuqve. “Brutale”, shkruan Marka. “Ndeshje e madhe e Atleticos dhe pritjet e Jan Oblak te penalltitë shfrenuan çmendurinë në Metropolitano”. Madrilenia tjetër, Diario AS titullon “Me zemër e me Oblak”. “Atletiko heroik kalon nënkampionët e Evropës me lojë e guxim dhe u jep fund me penalltitë”.

El Mundo Deportivo e Barcelonës përqendrohet te “Djemtë e artë” vendas, Jamal e Kubarsi, por ka vend mjaftueshëm edhe për Atletikon, me titullin Ekstazë. Katalanasja tjetër, Sport, ia dedikon thuajse gjithë faqen e parë mbrojtpsit të ri Kubarsi, duke i lënë pak vend Atletikos, me njoftimin e thatë që skuadra madrilene kaloi me penallti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat