Mbappe e ‘çmontoi’ Barçën herën e fundit, a do ta përsërisë francezi suksesin?

Futboll

Mbappe e ‘çmontoi’ Barçën herën e fundit, a do ta përsërisë francezi suksesin?

Më: 15 mars 2024 Në ora: 21:41
Kylian Mbappe

Paris Saint-Germaini dhe Barcelona do të ballafaqohen në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Këto dy skuadra janë përballur për herë të fundit në 1/8 e finales në vitin 2021, ku parisienët ishin kualifikuar tutje me rezultat të përgjithshëm nga dy ndeshjet 5-2.

Kylian Mbappe ishte ylli, pasi shënoi tre gola në ndeshjen e parë në “Camp Nou, dhe një tjetër në ndeshjen e kthimit në Paris.

Për Mbappen ky do të jetë sezoni i fundit në fanellën e parisienëve, pasi njoftoi klubin se do të largohet në fund të kampanjës kur t’i përfundon kontrata aktuale.

Ai është spekuluar që do të kalojë pikërisht te rivali i Barçës, te skuadra e Real Madridit.

Saga mes tyre ka vite që ka filluar, mirëpo pritet që në këtë vit të finalizohet më në fund ujdia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat