Enis Bardhi: Moldavia është një kundërshtar serioz, të shohim se ku jemi

Futboll

Enis Bardhi: Moldavia është një kundërshtar serioz, të shohim se ku jemi

Nga: K.G. Më: 21 mars 2024 Në ora: 15:44
Enis Bardhi

Kapiteni i Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi, ka folur në prag të ndeshjes së nesërme me Moldavinë.

Ai tha se janë të përgatitur për këtë sfidë dhe duan fitore. 

“Është e rëndësishme të jemi të përqendruar dhe të përdorim këto miqësore për atë që vjen më pas në Ligën e Kombeve.

Këto dy ndeshje do të shërbejnë për të parë se ku jemi dhe për të korrigjuar gabimet.

Nuk dua të flas për taktikat, kjo është punë e trajnerit.

Jemi të lumtur që jemi sërish bashkë.

Moldavia është një kundërshtar serioz, do të jetë një provë e madhe për ne të shohim se ku jemi”, tha kapiteni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat