Kili rivali i dytë i kombëtares nga kontinenti jugor

Futboll

Kili rivali i dytë i kombëtares nga kontinenti jugor

Më: 21 mars 2024 Në ora: 17:32
Shqipëria

Padyshim që këto kohë duken tepër larg. Kili, rivali i radhës i Kombëtares shqiptare vetëm 9 vjet më parë fitoi Kupën e Amerikës Latine, në finalen ndaj Argjentinës së madhe të Lionel Messi.

Këtë sukses e përsëriti një vit më vonë, në 2016, ndërsa tani formacioni tipik latin e me “gjak të nxehtë”, do të bëhet rivali i dytë i “Kuqezinjve” nga kontinenti që zbuloi Amerigo Vespucci.

Përpara sfidës së kësaj të premteje në Parma të Italisë, Shqipëria ka provuar vetëm një herë çdo të thotë të ndeshesh me amerikanolatinët. Në 20 qershor 2011, ekipi i drejtuar atëherë nga kroati Josip Kuze u mund 4-0 në Buenos Aires nga Argjentina e famshme. Mjafton të përmenden emrat e autorëve të golave: Lavezzi, Messi, Aguero e Tevez.

Ajo Kombëtare ishte vërtet një eksperiment i kampionatit shqiptar me Beqajn, Lilën, Vangjelin, Veliun, Allmuçën, Bulkun, Kapllanin, Emiliano Vilën, Vrapin, Bakajn e Muzakën. Shqipëria nuk e di sesi është të luash ndaj pesë herë kampionëve të botës, Brazilit, apo Uruguajit të lavdishëm.

Duke u kthyer tek rivali i së premtes, Kili, ky ka vetëm një fitore në 5 ndeshje eliminatore të Kupës së Botës, edhe pse në Amerikën Latine rivaliteti nuk është aq i fortë. Pasi e nisi me disfatën 1-3 në Uruguaj, “La Roja” barazoi në shtëpi me Paraguajin dhe Kolumbinë, humbi në Ekuador, dhe fitoi vetëm në fushën e tij ndaj Perusë.

Ndaj Shqipërisë do të kërkohet rezultat pozitiv, aq më tepër që në 26 mars përballë do të ketë Francën në Marsejë. Ekipi i trajnerit Ricardo Gareca do të ketë të paktën 4 mungesa për shkak dëmtimi.

Futbollisti më i mirë i ekipit është padyshim Alexis Sanchez, me sulmuesin veteran të Inter, por edhe mbrojtësi Gary Medel që luan me Vasco de Gama në Brazil, si dhe portieri Claudio Bravo, i cili luan te Real Betis në kampionatint spanjoll të futbollit, La Liga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat