Gjimshiti: Të nxjerrim mësime nga disfata të tilla

Futboll

Gjimshiti: Të nxjerrim mësime nga disfata të tilla

Më: 23 mars 2024 Në ora: 13:54
Gjimshiti

Pretendimet ishin të mëdha, mirëpo fusha e blertë tregoi komplet një anë tjetër. Kombëtarja e Kilit bindi të gjithë se është më lart se Shqipëria modeste, pavarësisht se arriti jo me pak vështirësi, një fitore të thellë, 0:3, në “Ennio Tardini” të Parmës, duke i dhënë një “goditje” të fortë “Kuqezinjve”, në nisje të “testeve” miqësore, para Euro 2024.

Megjithatë pavarësisht shokëve të tij të grupit, Armando Broja, Rey Manaj e Ylber Ramadani, kapiteni i “Kuqezinjve”, Berat Gjimshiti u shpreh se sheh pozitivisht këtë rezultat dhe bën thirrje që skuadra të nxjerrë mësimet e duhura nga humbja e ashpër ndaj Kilit, në mënyrë që të mos përsëritë sërish të njëjtat gabime.

Një ndeshje ku çaloi sulmi, por edhe mbrojtja.

Çfarë ndodhi përballë Kilit, ku u shfaqëm shumë të brishtë? Sigurisht që rezultati ndoshta është jo i vërtetë, pasi pësuam dy gola në fund dhe mund të kishte mbaruar 1-0.

Nuk na shkoi loja siç donim, por besoj se kjo disfatë do të na shërbejë si një mësim, pasi kishim shumë kohë pa humbje. Besoj se do të na ndihmojë që të kthehemi me këmbë në tokë dhe të punojmë shumë për Europianin.

Një humbje që vjen për të prishur syrin e keq?! Në eliminatore kemi pasur një ecuri fantastike, por sot bëmë të kundërtën. Shumë gabime sot, në pasime të thjeshta, por më mirë që gabojmë tani, sesa më vonë, kur ndeshjet të kenë shumë peshë.

A mund të themi që ka pak eufori brenda skuadrës? Unë besoj se edhe ndonjë humbje të bën mirë, pasi nxjerr mësime dhe përmirësohesh për ndeshjet e tjera. Ky është mesazhi që dua t’i jap vetes dhe skuadrës, pasi edhe unë kam kaluar momente të tilla. Do të na shërbejë si mësim i mirë kjo humbje.

Nuk e njihnim mirë Kilin, apo nuk funksionuan planet për këtë takim? E njihnim Kilin, sidomos në aspektin e individualiteteve, pasi nuk kemi parë shumë ndeshje të tyre. U përgatitëm mirë dhe hymë në fushë për të treguar cilësitë tona, por bëmë shumë gabime, që normalisht nuk i bëjmë dhe kjo na penalizoi sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat