​Kafu hedh në shitje vilën në Brazil për shkak të borxheve

Futboll

​Kafu hedh në shitje vilën në Brazil për shkak të borxheve

Më: 24 mars 2024 Në ora: 21:37
Ish-futbollisti i kombëtares braziliane Kafu

Ish-futbollisti i kombëtares braziliane Kafu detyrohet të shesë vilën e tij për të shlyer borxhet dhe për të shmangur falimentimin.

Sipas raportimeve të mediave, Kafu ka një borxh prej 1.8 milionë eurosh dhe për të zgjidhur këtë problem, me pa dëshirë nxjerr në ankand një vilë në shtetin e Sao Paolos.

Vila vlerësohet në 7.4 milionë euro dhe nëse nuk shitet për atë shumë, ka mundësi që përfundimisht të shitet për gjysmën e shumës.

Kafu nuk është më i lumtur që duhet të heqë dorë nga rezidenca që ai thotë se është një pasuri e familjes, por duket se nuk ka zgjidhje tjetër.

Vila ka një sipërfaqe prej 25000 metrash katrorë dhe gjashtë dhoma gjumi të mobiluara në mënyre luksoze, një fushë futbolli, saunë, dhomë trofesh, kinema dhe ashensor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat