Bie pista Tare, Napoli zgjedh drejtorin e ri sportiv

Futboll

Bie pista Tare, Napoli zgjedh drejtorin e ri sportiv

Më: 2 prill 2024 Në ora: 13:51
Giovanni Manna

Napoli ka zgjedhur njeriun tek i cili do të fokusohet për rithemelimin teknik: Giovanni Manna, 35 vjeç, bashkëpunëtori i parë i Cristiano Giuntoli te Juventus, shpirti dhe truri i “gjeneratës tjetër” që në sezonin e fundit mbante rolin e kreut të ekipit të parë përkrah drejtorit teknik.

Sipas “Corriere dello Sport”, projekti po fillon, por asgjë nuk është zyrtarizuar ende:

Manna ka marrë parasysh interesin serioz, jashtëzakonisht konkret nga Napoli, por padyshim duhet të vlerësojë pozicionin e tij te Juventusi.

Bie pista Tare, që ishte gjithashtu një nga kandidatët kryesorë për të marrë postin e drejtorit sportiv te skuadra e Napolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat