Napoli po punon për rinovimin e kontratës së Kvaratskhelias

Futboll

Napoli po punon për rinovimin e kontratës së Kvaratskhelias

Më: 4 prill 2024 Në ora: 16:41
Khvicha Kvaratskhelia

Napoli po punon për rinovimin e kontratës së Kvaratskhelias!

Napoli nuk dëshiron ta privojë veten nga Khvicha Kvaratskhelia dhe ndërsa presin ta shohin atë në fushë, drejtuesit e klubi synojnë një rinovim të kontratës që skadon në 2027 me vlera dukshëm më të larta.

Gjeorgjiani aktualisht fiton 1.3 milionë në sezon, për të evituar sirenat që vijnë nga Premier Liga, presidenti Aurelio De Laurentiis do të ishte gati të bënte një sforco ekonomike.

Me kontratën e re, që do ta lidhte sulmuesin me Napolin deri në vitin 2029, Kvaratskhelia do të merrte një rritje të konsiderushme të pagës, që sipas mediave italiane shkonë në 4 ose 4.5 milionë euro në sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat