Kurdisja në ndeshjen Ulpiana - Vllaznia, aktivizohet Prokuroria

Futboll

Kurdisja në ndeshjen Ulpiana - Vllaznia, aktivizohet Prokuroria

Më: 12 prill 2024 Në ora: 15:12
Foto ilustrim

Kurdisja e ndeshjes Ulpiana – Vllaznia, ka bërë që të aktivizohet Prokuroria.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur veprimet e para për këtë përballje.

Lajmin e ka konfirmuar për TV Dukagjinin zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj.

“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar policinë në ndërmarrjen veprimeve hetimore, me qëllim të grumbullimit të provave dhe informatave lidhur me këtë çështje”, ka thënë ajo.

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), të enjten pasdite, ka konstatuar se ndeshja e xhiros së 20-të, në Ligën e Parë, Grupi B, e fituar nga Vllaznia e Pozheranit, me rezultat 3:4 ndaj Ulpianës, ka qenë e kurdisur..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat