Frakturë në dy vende, portieri i Juventus përfundon në sallën e operacionit

Futboll

Frakturë në dy vende, portieri i Juventus përfundon në sallën e operacionit

Më: 14 prill 2024 Në ora: 11:33
Wojciech Szczesny.

Minutat finale të derbit ndaj Torinos rezultuan të hidhura për portierin e Juventus, Wojciech Szczesny. Pas një përplasje në zonë me Masinën, polaku mbeti i dëmtuar në hundë me mjekët që morën disa minuta për t’i ndalur hemoragjinë në hundë 33-vjeçarit.

Pas sfidës, trajneri Massimiliano Allegri u shpreh se Szczesny mund të kishte pësuar frakturë në hundë. Dhe, në fakt më e keqja u konfirmua vetëm disa orë më pas, me portierin kishte pësuar frakturë në dy vende të hundës.

Polaku iu nënshtrua menjëherë ndërhyrjes kirurgjikale dhe për momentin nuk bëhet ende e ditur koha e rikuperimit.

Te Juventus, shpresojnë që ta kenë gati sa më shpejt të jetë e mundur për këto ndeshje të fund sezonit, ndoshta edhe duke i përshtatur një maskë mbrojtëse. Gjithsesi, në rast se Szczesny nuk ia del, atëherë i gatshëm është edhe Mattia Perin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat