E habitshme! Zvezda e Beogradit po e ndjek talentin e madh shqiptar! Vihen pas italianët, anglezët e spanjollët 

Futboll

E habitshme! Zvezda e Beogradit po e ndjek talentin e madh shqiptar! Vihen pas italianët, anglezët e spanjollët 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 20 prill 2024 Në ora: 20:45
Mark Gjokaj

Një talent i madh është në Mal të Zi! 

Është fjala për futbollistin e talentuar Mark Gjokaj. 

Talenti shqiptar është pjesë e klubit Deçiqi nga Tuzi U15 dhe U17 dhe kapiten i kësaj skuadre. 

Image

Po ashtu është kapiten edhe i kombëtares së Malit të ZI U15 dhe luan me sukses për Malin e Zi U17. 

Ai, dje shënoi gol për Malin e Zi U17 në fitoren në miqësore, me rezultat 2:0 ndaj Qipros.

Mark Gjokaj nuk ka më shumë se 15 vjeç, luan në pozitën e mesfushorit dhe anësorit. 

Prindi i tij, Dedë Gjokaj, tregon se djali i tij, kërkohet nga shumë klube, nga Italia, Spanja e Anglia. 

Më e habitshmja është se edhe klubet serbe vrapojnë pas tij, si Cërvena Zvezda dhe Partizani i Beogradit.

Madje agjentët e Cërvena Zvezdës e kanë përcjellur nga afër në Podgoricë gjatë një turneut. 

Partizani I Beogradit para një viti e gjashte muaj i ka bërë ftesë Markut me vëllait të vogël Aleksandrit. 

Janë shumë të interesuar për Markun, tash ka ardhë Zvezda e Beogradit në Podgoricë për Markun.

Po ashtu edhe agjencia angleze tash dy vite e përcjellin dhe kanë ardhë nga Anglia me nënshkruar por askujt nuk ia kam premtuar.

Edhe nga Kroacia janë të interesuar, klubet më të fortat.

Edhe një agjenci qe e prezanton Barcelonën në Ballkanin perëndimor kanë biseduar me mu në Podgoricë, si dhe ardhur nga Italia, Sokol Haxhija me biseduar për Markun për në Itali”, tregon Dedë Gjokaj për gazetën kombëtare “Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat