Edicioni 2023/24 rezultoi të jetë edicioni më i suksesshëm kur janë në pyetje golat e shënuar për kampionin e ri të Maqedonisë së Veriut, Struga Trim Lum.
“Falë 55 golave të shënuar në 32 xhirot e deritanishme, neve vendosëm rekord në historinë tonë të ndeshjeve në kuadër të Ligës së Parë, ndërsa shumë lehtë mund të ndodh, që brenda të njëjtit edicion, në ndeshjen e sotme të vendosim edhe një rekord tjetër.
Në 5 edicionet e deritanishme në Ligën e Parë, në 151 ndeshje kemi regjistruar 73 fitore, 42 barazime dhe 30 disfata.
Më së shumti fitore brenda një sezoni futbollistik, arritëm edicionin e kaluar, gjithsej 20 fitore, po aq sa kemi në sezonin aktual, ashtu që një fitore eventuale ndaj FC Shkupit sot, do na mundësonte të vendosim edhe një rekord të ri në historinë tonë 9-vjeçare, atë të fitoreve”, njofton FC Struga Trim Lum.
Struga Trim Lum
Edicioni 2019/20
6 fitore, 7 barazime, 10 disfata 19:28
Edicioni 2020/21
15 fitore, 12 barazime, 6 disfata 39:24
Edicioni 2021/22
12 fitore, 11 barazime, 10 disfata 33:33
Edicioni 2022/23
20 fitore, 8 barazime, 2 disfata 53:19
Edicioni 2023/24
20 fitore, 4 barazime, 8 disfata 55:31